Peng lyrics

Songs   2024-11-27 01:44:30

Peng lyrics

Po ndez unë një qiri

Për shpirtin që nuk bëhet hi!

Besoj se më dëgjon!

Nga larg ti po më sheh tani!

Me fjalë dhe buzë në gaz

U ndamë për të kënduar prapë

More një rrugë pa kthim!

I shtrenjti at, o ati im!

Dua të të them, se e kam një peng

Shpirtin m’a lëndon, m’a copëton kjo brengë!

Ndoshta për një fjalë më shumë

Pse zemrën vallë t’a theva unë?!

Dhimbja ime që nuk fle

Vjen dhe gjumin m’a trazon!

Vjen në ëndërr ti

Më fal, më përqafon!

Jo kurrë s’do t’a harroj

Atë çast që s’munda të t’takoj

Unë zërin t’a dëgjoj!

Je dhimbja ime e pagojë!

Je loti që peshon

O at që ti gjithmonë më mbron!

Je loti i shpirtit tim!

I hidhur lot ti je tani!

Dua të të them, se e kam një peng

Shpirtin m’a lëndon, m’a copëton kjo brengë!

Ndoshta për një fjalë më shumë

Pse zemrën vallë t’a theva unë?!

Dhimbja ime që nuk fle

Vjen dhe gjumin m’a trazon!

Vjen në ëndërr ti

Më fal, më përqafon!

Dua të të them, se e kam një peng

Shpirtin m’a lëndon, m’a copëton kjo brengë!

Ndoshta për një fjalë më shumë

Pse zemrën vallë t’a theva unë?!

Dhimbja ime që nuk fle

Vjen dhe gjumin ma trazon!

Vjen në ëndërr ti

Më fal, më përqafon!

Më fal, më përqafon!

Devis Xherahu more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian, Greek
  • Genre:
  • Official site:
  • Wiki:
Devis Xherahu Lyrics more
Devis Xherahu Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs