Syte e Tu lyrics
Songs
2024-12-28 16:45:07
Syte e Tu lyrics
Sytë e tu, sytë e tu
me gjithë dritat që kam parë
me gjithë yjet rreze ar
me gjithë lumë, liqene blu
shëmbëllejnë sytë e tu
Qesh atje fytyra ime
shkrepë nje varg me gëzime
fluturon një pulëbardhë
unë e ti të pandarë
ti deti unë lundërtar
2x
Ja erdhëm ne do ikim larg
lumturi e gjatë dhe fillestare
që tani gjokset po t'i hapim
rrugët tona mbushen me petale
Sytë e tu, sytë e tu
sa i hape m'sjellin behar
i shikoj dhe mbetem djal
ju them se jam këtu
dhe qeshin, sytë e tu
- Artist:Frederik Ndoci