A modo mio [Albanian translation]

Songs   2024-11-28 09:53:46

A modo mio [Albanian translation]

Po,

unë jam këtu,

që t'ju them disa gjëra të rëndësishme për mua

dhe ju

nuk e dini

nëse janë fjalë apo ndjenja

Por

s'ka rëndësi

nëse dikush flet për moskoherencë

sepse

unë jam unë

në mënyrën time

Kam bërë

çfarë kam dashur

vetëm me veten duke parë përpara

Pendime

kam shumë pak

s'ka nevojë t'i tregoj

Kam pasur

s'kam pasur

çdo gjë të përsosur, gjithçka të gabuar

por

unë jam unë

në mënyrën time

Edhe pse kam qarë pak

ajo eksperienca më ka bërë mirë

Po, kam pasur, kafshata të hidhura

por kam ditur t'i pështyj

Unë jam unë

në mënyrën time

nuk ndryshoj kurrë!

Po,

unë jam këtu

që t'ju them gjëra të shkruara nga dikush tjetër

por

që t'jua jap juve

unë i përkthej dhe i fus brenda

Kështu

jo për t'u lavdëruar

askush nuk mund të më gjykojë

sepse

unë jam unë

në mënyrën time

Përpara meje është një sallë

e sheshtë ose e shkretë, nuk e di

Brenda meje jeta ime

është e shkretë ose e mbushur me po dhe jo

Por unë jam unë

dhe në mënyrën time

nuk ndryshoj kurrë!

Nëse publiku më thotë po,

falenderoj Zotin

që jam vetja ime

në mënyrën time.

Patty Pravo more
  • country:Italy
  • Languages:Italian, English, French, Spanish+2 more, Chinese, German
  • Genre:Pop, Pop-Rock
  • Official site:http://www.pattypravoweb.com/
  • Wiki:http://it.wikipedia.org/wiki/Patty_Pravo
Patty Pravo Lyrics more
Patty Pravo Featuring Lyrics more
Patty Pravo Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs