Askush s'do ta besojë lyrics
Askush s'do ta besojë lyrics
Nuk gjej dot forcë të iki larg
me zë te çjerrë dhe shpirtin plagë,
pa gjak në trup dhe krejt e ngrirë
sa rëndë gaboj që ende po shpresoj,
Se koha plagët do ti shërojë
tek asnjeri s'mund të besoj
vjen çdo kujtim si një mallkim
dje isha e gjallë e sot unë jam pa frymë.
REFRENI:
Me shpirtin e zbrazët nuk bëj dot jo një hap,
Me shpirtin e zbrazët, lënduar,
të mund të gjej një fjalë, të vuaja më pak
një dashuri sot shkoi, mbaroi,
askush s'do ta besojë.
Po iki sot me kokën pas
kam frikë kur emrin ta thërras
ti rri i qetë, asnjë pendim
të doja shumë, ky ish mëkati im
REFRENI:
Me shpirtin e zbrazët nuk bëj dot jo një hap,
Me shpirtin e zbrazët, lënduar,
të mund të gjej një fjalë, të vuaja më pak
një dashuri sot shkoi, mbaroi
Merri të gjitha, mos lër asnjë kujtim
zemrën dëgjoje pranë, ajo nuk mund të ndalë
- Artist:Luana Vjollca
- Album:CD Single