Babe lyrics

Songs   2024-11-22 20:18:58

Babe lyrics

Osht diçka që thuhet

Me lotë edhe me fjalë

Kto fjalë jon për ty babë

Nga unë i vetmi djalë

Se di a ka ditë që kaloj

E nuk t'kujtova

Jeta zor pa ty

Po veç kurrë nuk u dorëzova

E maj men atë kohë me ty

I du ato kujtime

Ftyra jote e mirë

Është memorie e pashlyme

Edhe tash tu i thanë kto fjalë

Sytë i kom me lotë

Se për ty tash o tu fol babë picimuli jot

Sa e mirë u kon jeta kur ti afër um fole

E unë t'pritsha n'ballkon

Dej u kthejshe pej shkolle

Isha kureshtar për kit punë që nuk e disha

Prej atëherë m'pate msu

Që krejt shkijet janë me viça

Flamurin kuq e zi e maj men n'dhomë

Si sot um the ky flamuri jem

Osht edhe flamuri jot

Çdokush ma shumë se unë

Pat fat me nejt me ty

Ngushëllime mos um thoni

Se me fjalë s'ngihen kta sy

Refreni:

I MADHI ZOT E DIN

SA M'KA MARRË MALLI

OH VEÇ NIHER ME T'PA BREH

KTA SY TI ÇMALLI

PËR ÇDO NAMAZ BREH BABË

PO BOJ DUA

ME U TAKU N'XHENNET E KURRË

MOS ME U NDA

E ditët e fundit

M'bojnë me dal edhe pi vetes

Dhjetori ftoft qaq shpesh u ftof pi jetës

E di kur ndrrove jetë

M'thojshin nuk o e vërtetë

M'thojshin osht pa çef secilin që e kom vet

A unë babë e disha

Që diçka nuk o n'rregull

Ndjenjat e përzime sikur ni shi me mjegull

Kishin ardh krejt mileti

Pi shehrit e katundit

Me ta dhan lamtumirën

E përshëndetjen e fundit

Qat moment se du hiq

E kisha kthy prej hallit

Me ta pa niher ftyren

E me t'puth n'lule t'ballit

Me t'than baba jem

S'kom me t'harru kurrë

Me ty unë po krenohna

Po ti me mu ki mu m'burrë

Ti je arsyeja e parë

Që e vizitoj Luginen

Pa ardh me ta pa vorrin

S'muj me ta kthy shpinen

Kto rreshta jon prej malli

Që e përjeton i gjalli

Ti e din sa lutna babë

E din sa t'don djali

Refreni:

I MADHI ZOT E DIN

SA M'KA MARRË MALLI

OH VEÇ NIHER ME T'PA BREH

KTA SY TI ÇMALLI

PËR ÇDO NAMAZ BREH BABË

PO BOJ DUA

ME U TAKU N'XHENNET E KURRË

MOS ME U NDA

Eh mor baba jem

Jetim ti e jetim une

M'ka marrë malli me t'pas ngat

E mas shumti që m'ka marrë malli

Osht me ta ni zanin

Se i vogël jom kon

Krejt ta kom harru o babë

Mungesa jote m'ka bo t'fortë

Edhe t'pathyeshëm çdo situatë

Dikush e don krejt botën

E babës s'don sytë me ja pa

A unë veç sytë me ti pa

O krejt botën e kisha dhon

O krejt botën e kisha dhon

Refreni:

I MADHI ZOT E DIN

SA M'KA MARRË MALLI

OH VEÇ NIHER ME T'PA BREH

KTA SY TI ÇMALLI

PËR ÇDO NAMAZ BREH BABË

PO BOJ DUA

ME U TAKU N'XHENNET E KURRË

MOS ME U NDA

Gold AG more
  • country:Kosovo
  • Languages:Albanian
  • Genre:Hip-Hop/Rap
  • Official site:https://www.facebook.com/GoldAG.Legend/
  • Wiki:
Gold AG Lyrics more
Gold AG Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs