Bandido [Albanian translation]

Songs   2024-11-14 18:14:21

Bandido [Albanian translation]

Hëna më përndoqi dhe më solli tek ti,

helmi i dashurisë që e pi me gjithë qejf

Edhe pse më dogji gjoksin dhe më përqafoi lëkurën,

kishte një shije të ëmbël si mjalti

Sytë e tu, bandit, vodhën me gënjeshtra gjakun

dhe jetën e zemrës time

Mungesa jote ne netët e mia shkakton vajtime,

psherëtima dhe lot, dhe pasion të errët

Dhe tani sa herë që më largohesh,

e ndjej dhimbjen që shtohet gjithmonë e më shumë

Sytë e tu, bandit, vodhën me gënjeshtra gjakun

dhe jetën e zemrës time

Mungesa jote ne netët e mia shkakton vajtime,

psherëtima dhe lot, dhe pasion të errët

Kështu që më përqafo me furinë e uraganit,

që zjarri i dashurisë tënde të jetë si një vullkan

Dhe pastaj më puth, më kap në rrjetën tënde

që më në fund buzët e tua të më shuajnë etjen

Sytë e tu, bandit, vodhën me gënjeshtra gjakun

dhe jetën e zemrës time

Mungesa jote ne netët e mia shkakton vajtime,

psherëtima dhe lot, dhe pasion të errët

Sytë e tu, bandit, vodhën me gënjeshtra gjakun

dhe jetën e zemrës time

Mungesa jote ne netët e mia shkakton vajtime,

psherëtima dhe lot, dhe pasion të errët

Azúcar Moreno more
  • country:Spain
  • Languages:Spanish
  • Genre:Dance, Flamenco, Latino, Pop
  • Official site:http://azucarmorenomusic.es/
  • Wiki:https://es.wikipedia.org/wiki/Azúcar_Moreno
Azúcar Moreno Lyrics more
Azúcar Moreno Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs