Careless Whisper [Albanian translation]

Songs   2024-12-21 09:40:38

Careless Whisper [Albanian translation]

Ndihem i pasigurt

Kur dorën të kap

Për tek pista e vallëzimit

Kur muzika ndal

Në sytë e tu diçka

Me sjell ndërmend ekranin e argjendtë*

Me të trishtat lamtumira

Kori:

Nuk kam për të vallëzuar më

Këmbët fajtore s'mbajnë dot ritmin

E di, të shtirem është e lehtë

Por ti naive s'je

Pa mashtruar shoqen, t'a mendoja thellë

Dhe mos humbja shansin që më ish' dhënë

Pra nuk kam për të vallëzuar më

Siç kam vallëzuar me ty

Koha s'mund t'i ndreqë

Fjalët e shkujdesura

Të një shoku të mirë

Për mendjen dhe zemrën

E ëmbël injoranca

Tek e vërteta s'ka qetësi

Veç dhimbje në të do të gjesh

Kori:

Nuk kam për të vallëzuar më

Këmbët fajtore s'mbajnë dot ritmin

E di, të shtirem është e lehtë

Por ti naive s'je

Pa mashtruar shoqen, t'a mendoja thellë

Dhe mos humbja shansin që më ish' dhënë

Pra nuk kam për të vallëzuar më

Siç kam vallëzuar me ty

Këtë natë muzika ndihet e fortë

Do doja kësaj turme t'i shpëtojmë

Ndoshta kështu është më mirë

Me fjalet tona njëri-tjetrin mund të lëndojmë

Bashkë do të kishim qënë aq mirë

T'a jetonim përherë këtë vallëzim

Por kush do vallëzojë me mua tani?

Të lutem, rri!

Kori:

Nuk kam për të vallëzuar më

Këmbët fajtore s'mbajnë dot ritmin

E di, të shtirem është e lehtë

Por ti naive s'je

Pa mashtruar shoqen, t'a mendoja thellë

Dhe mos humbja shansin që më ish' dhënë

Pra nuk kam për të vallëzuar më

Siç kam vallëzuar me ty

Tani që s'je

Tani që s'je

Tani që s'je

Aq shumë gabova

Aq shumë sa u desh të më lije vetë?

George Michael more
  • country:United Kingdom
  • Languages:English
  • Genre:Pop-Rock
  • Official site:http://www.georgemichael.com/
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/George_Michael
George Michael Lyrics more
George Michael Featuring Lyrics more
George Michael Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs