Erë Pranverore lyrics
Erë Pranverore lyrics
Fryu erë e prillit mbi gur
si fllad, si muzikë
ti fryj, fryj tash
ti fryj moj muzikë
Mbrëmja qe yjllore
ngado çdo skaj hapte dritë
një dritëzo m'u duk si ti
Këngën që në buzë më rri
zëri yt e dëgjon
oh si ma kthen në simfoni
Shtresa hëne mbi petale
fluturojnë, vijnë
dhe mall për ty më zgjojnë
Përreth gjithshka gëzon
kur këngën tonë mban vesh
Çdo skaj në horizont
sot yjllor na buzëqesh
Muzikë e drita bashkë
nga ti burojnë atdhe
Horizonti është i madh
se ka brenda njerëz si ne
Prilli lozte lulet në rërë(?)
ç'muzikë në shpirt, në buzë
kish ardh' një det pranveror
Mbrëmja qe yjllore
ngado si prill, porsi maj
po vjen ajo
kish dritë çdo skaj
Këngën që në buzë më rri
zëri yt e dëgjon
oh si ma kthen në simfoni
Shtresa hëne mbi petale
fluturojnë, vijnë
dhe mall për ty më zgjojnë
Përreth gjithshka gëzon
kur këngën tonë mban vesh
Çdo skaj në horizont
sot yjllor më buzëqesh
Muzikë e drita bashkë
nga ti burojnë atdhe
Horizonti është i madh
se ka brenda njerëz si ne
Horizonti është i madh
- Artist:Gaqo Cako