Esta ausencia [Albanian translation]
Esta ausencia [Albanian translation]
Te zgjohesh ne humneren e ftohte te mungeses tende
Eshte te lutesh per oret e humbura ne dhomen time
Te kujtosh çdo lot qe ishte kaq yni
Me gjakos shpirtin, me gjakos shpirtin.
Eshte te ecesh ne shtegun qe shkruam bashke
Eshte te ecesh ne heshtjen e thelle te zemres
Te largohesh neper boshlleqet e nje dashurie te thelle
Eshte te genjesh perseri, per te mohuar mungesen tende
Kori: Kjo mungese kaq e madhe
Kaq e ashper, kaq e thelle
Qe ndan ne copera
Arsyen time.
Kjo mungese e zhveshur
Prej dyshimesh dhe hijesh
Me ngul dashurine tende
Kjo mungese qe dhemb
Ne fund te shpirtit
Qe djeg nga brenda
Gjumin tim dhe qetesine time.
Kori 2: Kjo mungese e akullt
Lekure, heshtjeje
Qe shkurton oret pa meshire.
Kjo mungese e pafund
Netesh dhe ditesh
Nuk ka fund.
Ishte aq thjesht te thoje
Qe lamtumira do te sheronte
Gjembat e ngulur
Ne shpirtin tend dhe timin.
Kjo mungese me ulerin
Se jeta mbaron
Sepse nuk do te kthehesh, nuk do te kthehesh.
E sheh, largimi yt nuk çoi askund
Sepse koha nuk i ben asgje hijes se vetmise time.
E sheh, i mundur dhe pa gjetur qetesine
Çfare s’do te jepja qe te te shihja dhe te harroja gjithçka.
Kjo mungese me ulerin
Se jeta mbaron
Sepse nuk do te kthehesh.
Dhe me gjakos nisja jote
Dhe kujtimi yt me ben te me dridhet zemra
Si te te harroj, kur nuk dua?
Sepse e dashur, pa ty une vdes.
Kjo mungese me ulerin
Se jeta mbaron
Sepse nuk do te kthehesh, kthehesh, kthehesh
- Artist:David Bisbal
- Album:Bulería