Fade to Black [Albanian translation]

  2024-06-30 09:04:28

Fade to Black [Albanian translation]

Jeta me sa duket u venit

Endet edhe më larg perditë

Po më shuhet në brendësi

Asgjë s'ka rëndësi, asnjë njeri

Më humbi dëshira që të jetoj

Thjesht s'kam më se c'të dhuroj

Për mua c'do gjë përfundoi

Kërkoj fundin që të më cliroj

Gjërat s'janë më sic kanë qenë

Diç'brenda meje më ka lënë

I përhumbur,të jetë e vërtetë s'besoj

Këtë ferr që ndiej s'mund ta duroj

Ngopur jam prej zbrazëtisë

Deri ne pikë të agonisë

Rritet errësira, agimin e pushtoi

Kam pas qënë, por tash mbaroi

Askush vec meje s'mund t'më shpëtoj,por është tepër vonë

Tash s'mund të mendoj,mendoj pse duhet të paktën ta provoj

E djeshmja me sa duket s'ka ekzistuar kurrë

Vdekja ngrohtë më përshëndet, tash po them vec lamtumirë

  • Artist:Metallica
  • Album:Ride The Lightning (1984)
Metallica more
  • country:United States
  • Languages:English
  • Genre:Metal
  • Official site:http://www.metallica.com/
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Metallica
Metallica Lyrics more
Metallica Featuring Lyrics more
Metallica Also Performed Pyrics more
Excellent recommendation
Popular