Këputa një gjethe dafine lyrics
Këputa një gjethe dafine lyrics
Degën e dafinës e lëkundi
Krahu i një zogu në agim
Me një gjethe në buzë une vërshëlleja
Këngët që i zgjonte vetë pranvera
Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti
Jo, nuk bleron, por lulëzon, në çdo stinë
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta
Të katër stinët t’i kish gjithmonë ajo të blerta
Ne si dhuratë lavdinë në jetën tonë s'e duam
Nga gjaku i luftës, nga djers' e ballit ato lulëzuan
Në ditë me diell në kohë kur vetetin
Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti
Blerimi yt–blerim rinor që flet për historinë!
Dafinë e bukur--o, kurorë e thurur për lirinë!
E veshur me blerime kjo tokë
Agimet pret
Edhe agimet i zgjon
Degën e dafinës e lëkundi
Flladi i veriut, erë e jugut
Ditët i përcjellin njëra-tjetrës
Diellin e pranverave të jetës
Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti
Jo, nuk bleron, por lulëzon, në çdo stinë
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta
Të katër stinët t’i kish gjithmonë ajo të blerta
Ne si dhuratë lavdinë në jetën tonë s'e duam
Nga gjaku i luftës, nga djers' e ballit ato lulëzuan
Në ditë me diell në kohë kur vetetin
Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti
Blerimi yt–blerim rinor që flet për historinë!
Dafinë e bukur--o, kurorë e thurur për lirinë!
E veshur me blerime kjo tokë
Agimet pret
Edhe agimet i zgjon
E veshur me blerime kjo tokë
Agimet i zgjon
- Artist:Gaqo Cako