Kompozitori dhe fëmija lyrics

Songs   2024-07-05 10:17:35

Kompozitori dhe fëmija lyrics

Lodrojnë fëmijët përbri në dhomën tjetër

Të shkruaj për ta,dëshirë unë kam

Ashtu i shkujdesur seç mora një letër

Hoqa pesë vija si pentagram

E bardhë si fëmija,kjo letër

Sa shumë nga unë,punë kërkon

Kam shkruar muzikë gjithë jetën

Për fëmijët e mi,kam shumë emocion

(Fëmijët)

Çudi,çudi me ty babi

Kjo këngë sa shumë të mundon

Ke shkruar muzikë gjithë jetën

Për këngën tonë,ke shumë emocion

Unë fletë muzike gjithmonë mbaj me vete

E shkruaj këngë kudo, e s'më vjen rëndë

Por për çudi,sot asnjë s'më ka mbetur

Mbi fletën e bardhë, po e shkruaj këtë këngë

(Fëmijët)

Ti fletë muzike gjithmonë mban me vete

E shkruan këngë kudo,e s'të vjen rëndë

Në qoftë se do,që kënga të këndohet

Për t'gjithë fëmijët,ta shkruash këtë këngë

Mbi letrën e bardhë ashtu i përkulur

Motivi papritur më erdhi në mënd

Dhe mora shkëlqimin n'sytë e fëmijëve

Dhe gazin e tyre e hodha në këngë

E bardhë si fëmija ,kjo letër

Sa shumë nga unë,punë kërkon

Kam shkruar muzikë gjithë jetën

Për fëmijët e mi,kam shumë emocion

(Fëmijët)

Çudi,çudi me ty babi

Kjo këngë sa shumë të mundon

Ke shkruar muzikë gjithë jetën

Për këngën tonë, ke shumë emocion

Unë fletë muzike gjithmonë mbaj me vete

E shkruaj këngë kudo, e s'më vjen rëndë

Por për çudi,sot asnjë s'më ka mbetur

Mbi fletën e bardhë, po e shkruaj këtë këngë

Ti fletë muzike gjithmonë mban me vete

E shkruan këngë kudo,e s'të vjen rëndë

Në qoftë se do,që kënga të këndohet

Për t'gjithë fëmijët,ta shkruash këtë këngë

La la la la,la la,la la la la la

La la la la,la la la,la la la

Në qoftë se do,që kënga të këndohet

Për t'gjithë fëmijët,ta shkruash këtë këngë (3 herë)

  • Artist:Luan Zhegu
  • Album:Festivali i 22-të në RTSH
Luan Zhegu more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian
  • Genre:
  • Official site:
  • Wiki:
Luan Zhegu Lyrics more
Luan Zhegu Featuring Lyrics more
Luan Zhegu Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs