Kushtrimi [Marsejeza shqiptare] lyrics
Kushtrimi [Marsejeza shqiptare] lyrics
1.
Përpara djem të Shqipërisë!
Zer i kushtrimit po gjëmon!
Kundrë nesh i mizorisë
I ndyri flamur po valon,
I ndyri flamur po valon!
Malet Tona po ushtojnë
Nga bërtimet e Nizamit;
Egërsirat ju kërkojnë
Nder' e gruas, gjakn' e djalit!
Refrain:
Burra, kush është trim,
Në luftë me nxitim!
Me hov, me hov, bini me tërbim
Armikut për ç'përblim!
2.
Ç'kanë me ne këta barbarë,
Shtaza në shpirt e në turi?
Hapni syt', o Shqipëtarë
Shikoni hekurat gati!
Qafën kujt duan t'i venë
Nënë zgjedhë, nënë kërbaç?
O turp i tmershëm, i pa thënë,
Shkabe t'a ngasin si margaç?
Refrain:
Burra, kush është trim,
Në luftë me nxitim!
Me hov, me hov, bini me tërbim
Armikut për ç'përblim!
3.
Topi buçet, pushkat pështyjnë
Plagë dhe Plumb, vdekje dhe zjar!
Trumbetat ndizen edhe çfryjnë!
Yt fat po lozet komb shqipëtar,
Që nga Janina gjer në Shkodrë,
Burë dhe grua, foshnjë dhe plak,
Ç'do lum' e prua, ç'do shesh e kodrë
Po rjedhin lot po rjedhin gjak.
Refrain:
Burra, kush është trim,
Në luftë me nxitim!
Me hov, me hov, bini me tërbim
Armikut për ç'përblim!
4.
Dridhuni ujq të Mongolisë,
Dhe ju Shqiptarë për mallkim
Që çponi syt' e Shqipërisë
Ah dridhuni, se s'ka shpëtim!
Ah dridhuni, se s'ka shpëtim!
Ç'do krah do ngrihet të ju bjerë
Dhe këta trima po të mbeten.
Vënd'ynë pjell trima të tjerë
Gati të ngrihen të ju derdhen!
Refrain:
Burra, kush është trim,
Në luftë me nxitim!
Me hov, me hov, bini me tërbim
Armikut për ç'përblim!
5.
E shënjtë flag' e atdheut,
Zemrat na ndiz me trimëri?
Kujtim' i math i Skënder Beut,
Ndihna në luftë për liri,
Ndihna në luftë për liri?
Armiqtë tanë t'i rëzojmë
T'u ngulim këmbën në krahruar,
Dhe, kur shpirt japin dhe lëngojnë,
Të shohin Krujën e çliruar!
Refrain:
Burra, kush është trim,
Në luftë me nxitim!
Me hov, me hov, bini me tërbim
Armikut për ç'përblim!
6.
Djema, në fushë kur të shkojmë,
Nuk do t'i gjejmë pleqtë t'anë;
Kockat e tyre do t'dëshmojmë
Si lëftuan dhe si ranë.
Vepra e tyre do t'na ndezë
Me laft të vdesim si ata,
Ndë qell të kuq shkabë e zezë
Dyke e ngjitur la e më la!
Refrain:
Burra, kush është trim,
Në luftë me nxitim!
Me hov, me hov, bini me tërbim
Armikut për ç'përblim!
- Artist:Unknown Artist (Albanian)