Lateralus [Albanian translation]
Lateralus [Albanian translation]
Zi më pas bardh janë gjithçka shoh në foshnjëri.
kuq e verdh kthehen më pas ato,shfaqen tek unë.
më bëjnë të shoh.
Si poshtë edhe lartë e përtej, unë imagjinoj
t'caj tej caqeve të arsyes.
Të shtyj pështjellën.Shoh si kthen.
Stër mendimi , stër analizimi , trupin nga mendja e ndajnë veças.
Ma zbehin intuitën time,më humbin mundësitë e unë duhet të
Mëkoj synimin t'ndiej castin e duhur që t'caj udhën tej caqeve.
Zi më pas bardh janë gjithcka shoh në foshnjëri.
kuq e verdh kthehen më pas ato,shfaqen tek unë.
më bëjnë të shoh se ka edhe më
e me ftojnë të vështroj mes këtyre të pafundmeve mundësi.
Si poshtë edhe lartë e përtej, unë imagjinoj
t'caj tej caqeve të arsyes.
Të shtyj pështjellën.Shoh si kthen.
Stër mendimi , stër analizimi , trupin nga mendja e ndajnë
veças.
Ma zbehin intuitën time duke mi lënë gjithë keto mundesi pas.
Mëkoj synimin tim të ndiej castin që më nxit ta kaloj cakun.
Shfaqem i gatshëm të mirëpres rastësine.
Shfaqem i gatshëm të mirëpres giithçka mund të ndodhë.
Përkrah dëshirën time të(x2)
ndiej ritmin, të ndihem i lidhur
aq sa të bëj mënjane e lotoj si vejush,të
ndiej frymëzim, të hetoj fuqinë, të
dëshmoj bukurinë, të lahem në burim,të
vërtitem n'spiralen e(x3)
tonës hyjni e t'mbetem prapë njeri.
Me këmbët e mia permbi dhe' u përhumba mes tingujve
tejet i hapur për t'i përthithur.
I ndiej lëkurës duke lëvizur.
Po bëj përpjet e bëj pëtej.
Po rrekem për të rastësishmen apo cfardo që do më shastiste.
Duke ndjekur qëllimin tonë e erën do mund të shkojmë ku asnjë s'ka qenë.
Do ngasim spiralen deri në fund e do mund të shkojmë ku asnjë s'ka qenë.
Spiralo tej. Mos ndalo ...(x4)
- Artist:Tool
- Album:Lateralus