Lea lyrics
Lea lyrics
Lea kërcen, si të mos kishte asnjë problem
Lea këndon se asnjë lot për atë s‘ia vlen
dhe asnjëherë nuk e pranon të ndihet në faj
Lea qesh dhe kur duhet të qajë
se Lea e jeton si do jetën e saj
Mos i fol mos e pyet,
lëre sonte në qejfin e vet
për një djalë vagabond
Lea ngeli në vitin e tretë
Kjo ëndërr pa shpresë
arriti nga bota ta ndajë
tani askush se mbështet
madje as prindërit e saj
Por Lea kërcen, si të mos kishte asnjë problem
Lea këndon se asnjë lot për atë s‘ia vlen
dhe asnjëherë nuk e pranon të ndihet në faj
Lea qesh dhe kur duhet te qajë
se Lea e jeton si do jetën e saj
Ajo nuk do më që të shtiret si një tjetër
tani është kthyer që të jetë Lea e vjetër
tani është Lea “e zjarrta“
tani nuk ka në duar më prangat e arta
Nuk ka rëndësi dhe nëse i flasin pas shpine
nuk ka rëndësi nëse përmendin plot dështime
Më në fund është vetvetja dhe do jetojë vetëm me rregullat e veta
dhe Lea nuk flet, se ka dinjitet
nuk bie ajo, se jetën e do
Lea kërcen, si të mos kishte asnjë problem
Lea këndon se asnjë lot për atë s‘ia vlen
dhe asnjëherë nuk e pranon të ndihet në faj
Lea qesh dhe kur duhet te qajë
se Lea e jeton si do jetën e saj
- Artist:Alban Skënderaj