Lei [Albanian translation]
Lei [Albanian translation]
Ajo, ndoshta do jetë e para të cilën unë s'do mund ta harroj,
Fati im apo çmimi që do duhet të paguaj
Ajo, kënga e lindur këtu,
Që kushedi kush e ka kënduar më parë
Ajri i verës që tani është
Në vjeshtën e parë tek unë...
Ajo, skllavëria, liria, dyshimi, qetësia, preludi i ditëve me dritë dhe errësirë
Ajo, do jetë pasqyra ku unë, do reflektoj projekte dhe ide
I fundit fund që do të kem, që sot e tutje.
INCISO:
Ajo, kaq e rëndësishme, kaq unike,
Pas vetmisë së madhe,
E paepur dhe e paparashikueshme,
Ajo, ndoshta dashuria e shumëpritur që, nga hija e së shkuarës kthehet tek unë.
Për të më ndenjur pranë derisa të rroj.
Ajo, nga e cila nuk do hiqja dorë, pranë së cilës do mbijetoja me vite të tëra mes betejash dhe fatkeqësish.
Ajo, buzëqeshje dhe lot prej ku marrin formë ëndrrat e mia,
Kudo ku të shkonte do të arrija,
Hap pas hapi pranë saj
Ajo,
Ajo, ajo.
- Artist:Charles Aznavour