Lule mbi lule Enver Hoxha lyrics
Lule mbi lule Enver Hoxha lyrics
E, lum e lum ushtojnë malet, o, Shqipëri me drit Partie
Janë njaty rrezet diellore t’ gjitha tela çiftelie.
Zemrat, palët e flamurit, gurët, lisat e zabelit
Kroj’ e kodres gurgullojnë në ditëlindjen e Enverit
E,e,e lule Enver Hoxha lule të ka zemër Shqipëria
Mal mbi mal të ngre Atdheu yll mbi yll o të ka Partia
Lule Enver Hoxha lule flamurmbajtës nëpër halle
Shqipëria rron e kuqe, si ta deshi zemra e madhe.
O, vesh me petka nusërore, o, po i thonë shpirti kësaj Shqipnie
Jan njaty rrezet diellore t ‘gjitha tela çiftelie.
Jan mbush gjokset me bilbila cep me cep po skuqet toka.
U hedh fmijve karajfila Komandanti Enver Hoxha.
E,e,e lule Enver Hoxha lule të ka zemër Shqipëria
Mal mbi mal të ngre Atdheu yll mbi yll o të ka Partia
Lule Enver Hoxha flamurmbajtës nëpër halle
Shqipëria rron e kuqe si ta deshi zemra e madhe
Lule Enver Hoxha flamurmbajtës nëpër halle
Shqipëria rron e kuqe si ta deshi zemra e madhe.
- Artist:Unknown Artist (Albanian)