Margherita [Albanian translation]
Margherita [Albanian translation]
Unë s'mund të rri në një vend
me duart kryqëzuar
Shumë gjëra duhet të bëj
para se të vijë e nesërmja...
E nëse ajo është duke fjetur,
unë nuk mund të pushoj
Do bëj që në zgjim
mos më harrojë dot më
Që kjo natë e gjatë
mos jetë më e zezë se e zeza,
bëhu e madhe, e ëmbla hënë,
dhe mbushe qiellin e tërë...
Dhe që ajo buzëqeshja e saj
të mund të kthehet pësëri,
shkëlqe diell në mëngjes nesër
si kurrë ndonjëherë
Dhe që pastaj ta bëj të këndojë
këngët që ka mësuar,
unë do t'i ndërtoj një heshtje
që kurrë askush s'e ka dëgjuar...
Do të zgjoj të gjithë dashnorët
do të flas për orë tëra
Le të përqafohemi më fort
sepse ajo e do dashuri
Pastaj të vrapojmë nëpër rrugë
dhe të fillojmë të vallëzojmë
Sepse ajo e do gëzimin
Sepse ajo e urren mllefin
Pastaj me kova boje
të ngjyrosim gjithë muret,
shtëpitë, rrugicat dhe pallatet,
sepse ajo i do ngjyrat
Le të mbledhim gjithë lulet
që mund të na japë pranvera,
t'i ndërtojmë një djep
që të dashurohemi në mbrëmje
Pastaj ngjitemi lart në qiell
dhe i marrim një yll,
sepse Margarita është e mirë,
sepse Margarita është e bukur,
sepse Margarita është e ëmbël,
sepse Margarita është e vërtetë,
sepse Margarita dashuron,
dhe e bën një natë të tërë.
Sepse Margarita është një ëndërr,
sepse Margarita është kripa,
sepse Margarita është era,
dhe s'e di që mund të të bëjë keq,
sepse Margarita është gjithçka,
ajo është çmenduria ime.
Margarita, Margarita,
Margarita tani është e imja,
Margarita është e imja...
- Artist:Riccardo Cocciante
- Album:Concerto per Margherita (1976)