Moj E Mira Qufurrake lyrics
Songs
2024-11-24 04:25:38
Moj E Mira Qufurrake lyrics
Moj e mira qufurrake
Shpëjt u rrite shpëjt u plake,
N'kofsha plak çka don më mu
A mos deshe më, më marr mu,
Me t'marr desha besa besë
Tan kadife për më të vesh
Tan kadife prej alltani,
Hej, gerr e gerr më të ba fustani.
Ferr e ferr më të ba dimit
O mas teje na shkoj trit,
Met lidhavi pa u kosit
Metën arat pa u vadit,
O mos të morrsha unë ty
Mu qerroft njoni sy,
Njoni sy më njonen vetull
Ej, Zoti më vraft po morra tjetër.
Haj moj çik se më humi dita
M'plasi zëmra e mu da rrita
Mu da rrita tuj t'shiqu,
Sikur zog tuj fluturu
Fluturoj më krah perpjet,
Tana çikat shkun sivjet
Dal n'katun e dal n'qytet,
Asnjo shëmitrin spo e pret
Asnjo shpirtin spo e pret,
Njo ma të miren o du më lan vet.
- Artist:Mahmut Ferati
- Album:Jehojnë këngët tona (1987)