Ne plašim se [Albanian translation]

Songs   2024-11-29 07:10:04

Ne plašim se [Albanian translation]

Kurrë s'më ke quajtur tënden

as atëherë kur isha e vetmja pikë kontakti për ty

por gjithmonë mua

ne një mënyrë të çuditshme

ma ke pasur nevojën.

Dashurinë, në ty

e harxhova gjithë jetën time,

por në jetën tënde

nuk isha kurrë.

Nëse do mund të të thoja

sesa e dua

që mua nuk më do

që mua nuk më do

Kori:

Nuk i frikësohem errësirës

ujqërve as erërave të forta

për sa kohë kam një zemër për të dhënë

do të jem krenare që të njoh

Nuk i frikësohem trishtimit

as gjëje tjetër

por nga frika vdes

kur pa ty mbes

Nuk i frikësohem errësirës

ujqërve as erërave të forta

për sa kohë kemi egërsinë

e pendimeve në agime

Nuk më frikëson koha

as afërsia e femrave të tjera

por nga frika vdes

kur pa ty unë mbes

Kurrë mua s'me ke thenë asgjë

as atëherë kur ty heshtja të vriste

por e di që do

që te jem e jotja ose e askujt

Më fshij makiazhin, fshij

çdo gjë që më rri bukur

më fshij buzëqeshjen fallco, fshiji të gjitha

çfarë sheh shuaje,

Nga largimi yt

më shpëto mua.

Emina Jahović more
  • country:Serbia
  • Languages:Serbian, Bosnian, Turkish, English
  • Genre:Pop, Electropop
  • Official site:http://Eminaweb.com
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Emina_Jahovic
Emina Jahović Lyrics more
Emina Jahović Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs