Nothing to Fear [Albanian translation]
Nothing to Fear [Albanian translation]
Të ndiej nxehtësinë në pëshpërimat me pluhur
Përreth hënës tënde era është e ftohtë
Po bëhet e vështirë të mbahet distancë
E di që koha jote tashmë po vjen
Mos drejto ëndrrën tënde në horizontin tim
Mos merr trëndafilin tënd prej shtëpisë larg
Të lutem mos harro që s’jemi të njëjtë
Çdo shpirt ka gjembat e vet të zinj
Të shoh tek vallëzon
Kënga jote është e qartë
Ti duhet të më tregosh, duhet të më tregosh
Se s’ka asgjë për t'u frikësuar, asgjë për t'u frikësuar
Unë kam të dashurit e mi, ti ke të tutë
Pra le të përqëndrohemi tek banketi
Në emër të Zotit, le të hamë bashkë
Në emër të Zotit, të lutem eja në paqe
Shiko si luajnë bashkë fëmijët tanë
Ndërsa unë dhe ti rrimë vetëm
E di që s’do jemi për njëri- tjetrin
Nëse të le të më lesh vetëm
Të shoh tek vallëzon
Kënga jote është e qartë
Ti duhet të më tregosh, duhet të më tregosh
Se s’ka asgjë për t'u frikësuar, asgjë për t'u frikësuar
- Artist:Chris Rea