Psikopatja jote
Psikopatja jote
[Fifi:]
A është dashni kjo ça po m’ndodh
Apo thjesht fiksim i radhës
A je dhimbja e çmueshme
Që me i kërku bekimin babës
A je magjia që i jep frymë hanës
Sa me pas fuqi me ndrru kufinjtë e hartës
A je ti qai që ka me lon me m’thirr
Edhe idiot edhe shpirt
A je ti qai që une ko me i kërku falje
Edhe pse ti ke bo gabim
[Fifi Ref. 2x:]
A je ti
Dhurata jem e Zotit
Mëkati jem i preferum
Dashni
Eksperiment i joti
Më merr se s’po duroj ma shumë
[Mc Kresha:]
S’ka kuptim as kanga
Kur manga t’i fsheh prangat
Kur vjen nata jom vet
Edhe ka vjet që s’shoh andrra
Tek e mramta osht' për neve
Jo për ata qe na folin mrapa
S’kan kontroll thjesht lujn rolin
Intriganta, trapa, informanta
Lajmroni zyrtar't
Ni vajzë e bardhë
M’qëlloj me arm
Frymën ma ka nalë
Thirre ndihmën e parë
Ajo që m’vrau qe një shenjtare
E kom dasht që n’shikim t’parë
Edhe 100 plagë me i marr vi zvarrë
Me i tha syt e tu të zjarrtë, ti je oaza jem n'Saharë
Ekstazë e artë m’ke bo mu mvar
Zoti na falt jena mëkatar
Dy lakmitar tu knu me kitarë
Pangopsi e epsh si t’marrë
A veç dy ëndrrimtarë
Krenari e paparë
Je thesar vlen ni thes ar
Për mu je perfekt
Unë ziliqar
Kur hupi n’det ty t’kom pulbardhë
S’mbrohem vetë, po t’pres me ardhë.
[Fifi:]
E unë sakrifikoj
Edhe nëse bohna shkrum
Se çdo ditë veç jom ka t’du ma shumë
E tash unë du me t’ndëgju ty
Tepër bindshëm
Me m’thanë ti që jom
Psikopatja jote
[Fifi Ref. 2x:]
A je ti
Dhurata jem e Zotit
Mëkati jem i preferum
Dashni
Eksperiment i joti
Më merr se s’po duroj ma shumë
- Artist:Fifi