Questo piccolo grande amore [Albanian translation]
Questo piccolo grande amore [Albanian translation]
Ajo këmisha e saj e hollë
aq i ngushtë deri në pikën sa arrija të imagjinoja gjithçka
dhe ajo hija e saj fëminore
gjë të cilën nuk ia kam thene kurre por pas të cilës isha i çmendur...
E mbrëmjet e qarta të verës
Deti, lojrat, zanat
Dhe frika dhe dëshira për të qenë lakuriq
një puthje në buzët e kripura
një zjarr, katër të qeshura
dhe të bërit dashuri poshtë tek fari...
Të dua vërtet ... Të dua, betohem ...
të dua, të dua me të vërtetë...
E ajo
Ajo më shikonte me dyshim
pastaj më buzeqeshte dhe me mbante fort pas vetes...
E unë
Unë kurrë nuk paskam kuptuar asgjë
Duke parë se tanimë nuk mundem ta heq dot nga mendja
që ajo
Ajo ishte
Një dashuri e vogël e madhore
Thjeshtë një dashuri e vogël madhore
asgjë më shumë se kaq ... asgjë më shumë ...
Më ka marrë shumë malli
Për atë dashurinë e vogël madhore të saj
tani që di cfare do të thoja
tani që di çfarë do të bëja
tani që...
Dua një dashuri të vogël madhore...
Ajo ecakje e çuditshme
Të cilën do ta kisha njohur në mes të kushedi kujt
Më thoshte "je një i shkarë"
por unë këtë gjë se mos e besova ndonjë herë...
E vrapime të gjata, të furishme
takime në yjet e rëna
dhe duart gjithnjë e më në ankth për gjërat e ndaluara
dhe këngët e stonuara
Të bërtitura atje lart
"kush arrin i pari tek ai mur ..."
Nuk jam i sigurt nëse vërtet të dua ...
Unë nuk jam ... Unë nuk jam i sigurt ...
Dhe ajo
krejt papritur nuk fliste
por i lexohej krejt qartë në fytyrë se ajo po vuante ...
dhe unë
Unë nuk e di se sa ka qarë
vetëm tani po arrij ta kuptoj
që ajo
Ajo ishte
Një dashuri e vogël e madhore
Thjeshtë një dashuri e vogël madhore
asgjë më shumë se kaq ... asgjë më shumë ...
Më ka marrë shumë malli
Për atë dashurinë e vogël madhore të saj
tani që di cfare do të thoja
tani që di çfarë do të bëja
tani që...
Dua një dashuri të vogël madhore...
- Artist:Claudio Baglioni
- Album:Questo piccolo grande amore