Sen Benim Şarkılarımsın [Albanian translation]
Sen Benim Şarkılarımsın [Albanian translation]
Ndoshta je në çdo notë kënge
Ndoshta je në një lokal buzë detit
Ndoshta je tymi i cigares sime që pi
Ndërsa një yll bie në qiell
Ndërsa jam duke ecur i vetëm në një rrugë të lagur
Ndërsa jam duke menduar diçka krejt tjetër, ti je në mendjen time
Jo sikur ishte në të shkuarën, por sikur është sot
Ende të jetoj ty
Ti je gjithmonë pranë meje
Je edhe mëngjesi im, edhe mbrëmja ime
Ti je këngët e mia të paluajtura
të pakënduara
Sikur nuk ke ikur fare, sikur ke qenë gjithmonë
Si një sekret i fshehur nga të gjithë,
Si një e qarë në heshtje, i lënduar, je pranë meje
Sikur më pastron nga diçka
Si aromat e një luleje të pakëputur
Si rregullat që nuk janë shkelur kurrë, je në mendjen time
Jo sikur ishte në të shkuarën, por sikur është sot
Ende të jetoj ty
Ti je gjithmonë pranë meje
Je edhe mëngjesi im, edhe mbrëmja ime
Ti je këngët e mia të paluajtura
të pakënduara
- Artist:Cem Adrian