Shpejt U Rrita lyrics
Shpejt U Rrita lyrics
Po më ngucin shoqet nuk më lën rehat
gjumin e shqetsuar unë e bëj cdo natë
vëllezërit nervozohen shko me vrap në shpi
tash nuk je e vogël nëna thot je rrit.
Marr fotografitë kur isha n'gjimnaz
e shoh veten time dalur buzagaz
rri para pasqyrës veten e shikoj
oh sa shpejt u rrita as vet se kuptoj
ref : Toka e Kosovës më dha hijeshinë
buzët e kuqe më ngjajnë me qershinë
flladi i Qyqavicës më dha bukurinë
qielli i Prishtinës më dha kaltërsinë.
Toka e Kosovës më dha
Toka e Kosovës më dha
Nënë ti kot brengosesh unë nuk të koris
si selvi jam zgjatur se e kemi fis
ndoshta shpejt u rrita por unë nuk kam faj
mbyllur në kafaz zogun mos e mbaj
ma qilni kafazin dua të jetoj
bukurisë së jetës dua t'i këndoj
shokët edhe shoqet më shohin në sy
nuk fshihem prej njerzve se duhem me ty .
ref :
Toka e Kosovës më dha hijeshinë
buzët e kuqe më ngjajnë me qershinë
flladi i Qyqavicës më dha bukurinë
qielli i Prishtinës më dha kaltërsinë.
Toka e Kosovës më dha hijeshinë
buzët e kuqe më ngjajnë me qershinë
flladi i Qyqavicës më dha bukurinë
qielli i Prishtinës më dha kaltërsinë.
Po më ngucin shoqet
Po më ngucin shoqet
si selvi jam zgjatur
ma qilni kafazin
dua t'fluturoj .
mbyllur në kafaz zogun mos e mbaj .
ref : Toka e Kosovës më dha hijeshinë
buzët e kuqe më ngjajnë me qershinë
flladi i Qyqavicës më dha bukurinë
qielli i Prishtinës më dha kaltërsinë...
- Artist:Edona Llalloshi
- Album:Hitet (2010)