Sorrow [Albanian translation]
Sorrow [Albanian translation]
Aroma e ëmbël një pikëllimi të madh rri shtrirë mbi tokë
pendla tymi ngrihen dhe bashkohen në qiellin e hirtë
një burrë rri shtrirë dhe imagjinon fusha të gjelbëra dhe lumenj
por zgjohet në mëngjes pa arsye për tu zgjuar
Ai përhijohet nga kujtimi i një parajse të humbur
në të rinjtë e tij apo në ëndërr, ai nuk është i sigurt
ai është i prangosur përgjithmonë me një botë të shkuar
Nuk mjafton, nuk mjafton
Gjaku i tij është ngrirë dhe përdedhur më lemeri
gjunjtë e tij janë dridhur dhe i janë dorëzuar natën
dora e tij është dobëzuar në momentin e së vërtetës
hapi i tij është ngadalësuar
Një botë, një shpirt
Koha ecë, lumi ecë
Dhe ai flet me lumin për dashurinë dhe dedikimin e humbur
dhe përgjegjet pa zë që vorbullojnë ftesën
rrjedhin të errëta dhe të trazuara në ndonjë det të vajosur
një imitim i zymtë i çfarë duhet të jetë
Është një frymë që s'ndalet në këtë natë
Dhe kam pluhur në sy, që vërbon shikimin tim
Dhe heshtja që flet shumë më shumë se fjalët
E premtimeve të thyera
- Artist:Pink Floyd
- Album:A Momentary Lapse of Reason (1987)