Stoli i Trendafilave lyrics

Songs   2024-12-02 10:47:16

Stoli i Trendafilave lyrics

Kur më thoje sa të dua

Bindja veten si të ishte e vërtetë

Dehur nga puthjet e tua

Unë pranova të jetoj si një i tretë

E di që për dreq, më lexohet në sy

Ribëja dhe sot, gjithçka që bëra me ty

Gjithçka që bëra me ty

Si çdo mbasdite fiks në orën 5

Tek i njëjti stol më kot të pres

Trëndafilat i vendos aty

Dhe filloj unë mendoj, mendoj për ty

Se si një ditë thjesht nuk më pe më në sy

Se si një zemër ti e ndave në dy

Syzet vishen lotë e avull

Kur atë ti përqafon e mua sheh

Kalon pranë si një copë akull

Ke kurajon të aktrosh sikur s'më njeh

E di që për dreq, më lexohet në sy

Ribëja dhe sot, gjithçka që bëra me ty

gjithçka që bëra me ty

Si çdo mbasdite fiks në orën 5

Tek i njëjti stol më kot të pres

Trëndafilat i vendos aty

Dhe filloj unë mendoj, mendoj për ty

Se si një ditë thjesht nuk më pe më në sy

Se si një zemër ti e ndave në dy

Dhe pse ende e ndarë në dy

Ajo ende kërkon në ty

Një gjest, një shenjë, një fjalë, një gjurmë

Dashurinë që nuk e pati kurrë

Nga një mbret në një këshjellë me rërë

Sot mbretëroj një shkretëtirë të tërë

Dhe si dhuratë nga ty, zjarrin mbaj aty

Çdo mëngjes na ndan veç një mur

Të dëgjoj por nuk të shoh kurrë

S'di përse sot e kam një shpresë

Të gjej aty në orën 5

Alban Skënderaj more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian, Italian, English
  • Genre:Pop, Pop-Rock, Rock, Singer-songwriter
  • Official site:http://www.albanskenderaj.com
  • Wiki:https://en.wikipedia.org/wiki/Alban_Sk%C3%ABnderaj
Alban Skënderaj Lyrics more
Alban Skënderaj Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs