Tokë e Mbjellë me Burra
Tokë e Mbjellë me Burra
Ilir:
Toka jonë e mbjellë me plumba
Ndal stuhi e nis furtuna
Pushojnë lulet, presin stinën
Ulen retë e l'shojnë vet'timën
Leonora:
Toka jonë e mbjellë me zjarre
Ka ditëlindjet përmbi varrë
Djepat presin përmbi shkrepa
Rrezet zbresin nëpër kreshta
Toka jonë e mbjellë me plumba
Ndal stuhi e nis furtuna
Toka jonë e mbjellë me burra
N'kto plagët shpërthejnë gurra
Ilir:
Toka jonë e mbjellë me zjarre
Ka ditëlindjet përmbi varrë
Ka ditëlindjet përmbi varrë o hej
Të dy:
N'tërr të natës, n'zjarrë tek votra
Po ku je o Ilaz Kodra?
Amaneti, gjaku i trimit
Ta ngrejnë kullën e bashkimit
Leonora:
Në stuhi e në ç'do mot
Bijtë e Nanës dalin sot
Dhe kur mbesin pa fishekë
Bojnë barut gjakun e vet
Në stuhi e në ç'do mot
Bijtë e Nënës dalin sot
Dhe kur mbesin pa fishekë
Bojnë barut gjakun e vet
Toka jonë e mbjellë me djepa
I rritë nëna djemtë si plepa
I bekon me pavdeksinë
Krah për krah me Shqiptarinë
Ilir:
Toka jonë e mbjellë me nurra
N'kto plagët shpërthejnë gurra
Ujit shpresa e zbardhë natën
Nipi e mbesa e merr uratën
Leonora:
Toka jonë e mbjellë me Plumba
Ndal stuhi e nis furtuna
Toka jonë e mbjellë me burra
N'kto plagët shpërthejnë gurra
Ilir:
Toka jonë e mbjellë me zjarre
Ka ditëlindjet përmbi varre
Ka ditëlindjet përmbi varre o hej
Të dy:
N'tërr të natës, n'zjarrë tek Votra
Po ku je o Ilaz Kodra?
Amaneti, gjaku i trimit
Ta ngrejnë kullën e bashkimit
Leonora:
Në stuhi e në ç'do mot
Bijtë e Nanës dalin sot
Dhe kur mbesin pa fishekë
Bojnë barut gjakun e vet
Në stuhi e në ç'do mot
Bijtë e Nënës dalin sot
Dhe kur mbesin pa fishekë
Bojnë barut gjakun e vet
Të dy:
N'tërr të natës, n'zjarrë tek Votra
- Artist:Ilir Shaqiri
- Album:Këngët e Përndritjes