Se stiamo insieme [Albanian translation]
Se stiamo insieme [Albanian translation]
Sa histori
kam jetuar tashme ne jete
dhe sa nga ato te programuara
kush e di.
Enderruar me sy hapur
histori lumenjsh
Fushash te gjera
Histori shkretetirash.
Dhe sa fytyra kam pare
nga harku i nje barke
mes llakut dhe eres
Madhesia e detit
te shtrihesh brenda
dhe si nje perkedhelje e ngrohte
te me ndricoje zemren.
Dhe pastaj bora e bardhe
pemët, bredhat.
Perqafimi i heshtjes
qe m'i mbush te gjitha ndjesite
Ndihem i vetem dhe i gjalle
mes maleve te larte
dhe hapesirave te medha te pamata.
Dhe pastaj kthehem ketu
te filloj serish jeten
ditet e njejta me njera tjetren.
Te diskutoj me ty
te kryqezohem me akullin
e dimrave te perditshem.
Jo, kete nuk mund ta pranoj.
Nuk eshte kjo jeta
qe kam dashur te jetoj.
Nuk eshte kjo endrra
qe enderronim bashke.
Me vjen te qaj
e megjithate nuk e besoj
qe kjo te jete
mundesia jone e vetme.
Nëse jemi bashke
ka patjeter nje arsye
qe do te doja ta zbuloja
sonte.
Nese jemi bashke
ka dicka
qe na bashkon serish
sonte.
e di sa me mungon
a e di sa me mungon???
Dhe pastaj kthehem ketu
Filloj serish jeten
qe ngjan kaq pa jete.
Te flas me ty
e te shpenzoj
ato pak caste perjetesie.
Jo, nuk mundem
ta pranoj:
Cfare jete eshte te qendrosh ketu
te endem kot se koti
te luaj me ty
Sa te prish diten time
dhe kur te vije nata te mbyllem serish.
Mirepo une nuk e besoj
qe kjo te jete
mundesia e vetme per ne.
Nese jemi bashke
eshte per nje arsye
qe do te doja ta zbuloja sot
nese jemi bashke
ka dicka
qe na bashkon ende
kete mbremje.
Me mungon e di
me mungon e di
me mungon e di...
- Artist:Riccardo Cocciante
- Album:Cocciante (1991)