Të më rritesh bujkeshë [English translation]

Songs   2024-12-25 09:38:54

Të më rritesh bujkeshë [English translation]

1.O moj e vogla moj bijë-bija ime

Mjalte prej mjalte më je

Dhe përmbi shtratin tënd gjyshi i lumtur

Të puth ballin dhe buzëqesh

2.Nje tufe kallëzash prej fushës të solli

Me abetaren dhuratë

Fjalë të arta në të ty të shkroi

Bijë moj e vogël-o

Refreni

1.”Si malet e larta, uji i kulluar

Si lisat që ushqen kjo tokë

Ti të më bëhesh trime e ditur

Bijë bujkeshë bashkë me shokë.

2.Ti grurë të japësh, ujë dhe dritë

Fshatit si lumë ti burojnë

Bijë e vogël, bijë-bija ime

Bujqit më fort do të nderojnë”.

3.O moj e vogel moj bijë-bija ime

Mjalte prej mjalte më je

Dhe përmbi shtratin tënd gjyshi i lumtur

Të puth ballin dhe buzëqesh

4.Do të më rritesh ti bijë e ditur

Bashkë me shoqe dhe shokë

Se jetës tënde ty o moj e mira

Dritë i bën përherë Partia

Enver Shëngjergji more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian
  • Genre:
  • Official site:
  • Wiki:https://sq.wikipedia.org/wiki/Festivali_i_14-t%C3%AB_i_K%C3%ABng%C3%ABs_n%C3%AB_RTSH#Parath%C3%ABnie
Enver Shëngjergji Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Artists
Songs